#Kosova #Lajme

Osmani nga Riga: Kosova mbetet aleate e besueshme për vlerat demokratike

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Riga, theksoi se Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike dhe sigurisë globale.

Gjatë vizitës në Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), ajo diskutoi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike dhe komunikimit strategjik, si pjesë e përpjekjeve për anëtarësim në NATO.

Në “Shtëpinë e Evropës”, Osmani zhvilloi diskutime me gra lidere dhe aktiviste mbi rrugëtimin e Kosovës dhe rolin qendror të grave në proceset demokratike.

Vizita u përmbyll në Muzeun e Okupimit të Letonisë, ku Presidentja theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe qëndresës kundër padrejtësive.