#Ballina

Haga publikon sot vendimin për mocionin e mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot (e mërkurë), në orën 09:00, pritet të bëhet publik vendimi lidhur me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Mocioni i dorëzuar nga mbrojtja ka për qëllim të rrëzojë pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që nga dorëzimi i tij ka kaluar më shumë se një muaj, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka dorëzuar kundërpërgjigjen më 7 korrik, përkundër faktit se afati zyrtar ishte 14 korrik.

Ky vendim shihet si një moment kyç për të kuptuar qëndrimin e trupit gjykues ndaj akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin. Për herë të parë, pritet të kuptohet se si gjykata e vlerëson bazueshmërinë e disa prej pikave të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Specializuar.