#Sport

Drita shkruan histori – Kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve

Skuadra e Dritës ka arritur një sukses historik duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që siguron kualifikimin në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë ndaj Differdange, “Intelektualët” triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit me rezultat 3:2, duke e mbyllur sfidën me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Në raundin e dytë, Drita do të përballet me një kundërshtar të fortë – skuadrën e njohur daneze, FC Copenhagen. Kjo përballje pritet të jetë një sfidë e madhe për ekipin nga Gjilani, që synon të vazhdojë rrugëtimin evropian.