#Ballina #Lajme

Arrestohen dy persona në Pejë pas 10 ditësh në arrati – dyshohet se sulmuan një person me pjesën e poshtme të armës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Pejës pas 10 ditësh në arrati, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person, duke e goditur me pjesën e poshtme të një arme.

Rasti kishte ndodhur më 4 korrik 2025 në rrugën “Uesli Klark” në Pejë, ku sipas Policisë, ishin njoftuar fillimisht për një rrahje. Pas daljes në vendngjarje, viktima deklaroi se ishte rrahur nga dy persona të tjerë.

I lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia konfirmon se arrestimi i tyre është bërë më 14 korrik, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar një pajisje në formë arme (shkrepëse). Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.