Rinisin punimet në rrugën Dollc–Gjakovë pas vonesave shumëvjeçare
Pas një sërë ndërprerjesh dhe vonesash, kanë rifilluar sot punimet në rrugën Dollc–Gjakovë, projekt që kishte nisur gjashtë vite më parë me synimin për ta shtruar atë në katër korsi.
Kompania përgjegjëse “Benita Company” është mobilizuar dhe po punon me intensitet të shtuar për ta përfunduar këtë rrugë, e cila është bërë një nga projektet më të përfolura të infrastrukturës rrugore në vend.
Rruga, me gjatësi prej 31 kilometrash, kishte nisur që në vitin 2019 dhe është ndarë në disa segmente. Gjatë këtyre viteve ka pasur ndërprerje të vazhdueshme të punimeve për arsye të ndryshme, duke zgjatur ndjeshëm afatin e përfundimit.
Autoritetet shpresojnë që me rifillimin aktual, punimet të ecin pa pengesa drejt finalizimit të projektit.













