Edi Rama publikon pamje nga plazhet publike në Durrës: Uron qytetarët për një javë të mbarë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë të hënën në rrjetet sociale disa pamje nga plazhet publike në Durrës, ku qytetarët po i shfrytëzojnë ditët e nxehta të verës për pushim dhe relaks.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka përcjellë një urim për fillimin e javës, duke theksuar atmosferën pozitive në zonat bregdetare.
“Mirëmëngjesi, dhe me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi ai në mbishkrimin që shoqëronte fotografitë.














