#Ballina #Sport

Chelsea bën histori, fiton Kupën e Botës për Klube duke mposhtur PSG-në

Chelsea ka fituar finalen e Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur Paris Saint-Germainin 3:0 dhe u bë skuadra e parë që ngre trofeun e këtij kompeticioni të ri të FIFA-s.

Cole Palmer shënoi dy herë dhe Joao Pedro një gol, duke vulosur fitoren që në pjesën e parë në “MetLife Stadium”. PSG nuk arriti të rikthehej dhe në pjesën e dytë humbi edhe Joao Nevesin me karton të kuq, pas një incidenti me Cucurellan.