#Ballina #Lajme

Mërgimtarët nisin ardhjet në Kosovë – Qetësi në pikat kufitare, pritje vetëm te “Dheu i Bardhë”

Me fillimin e sezonit të pushimeve verore, mërgimtarët kanë nisur të vijnë në Kosovë, por deri më tani lëvizja në pikat kufitare është duke u zhvilluar pa pengesa të mëdha.

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet e qetë në shumicën e pikave kufitare. Vetëm te pika kufitare “Dheu i Bardhë” është raportuar një pritje deri në 40 minuta, ndërsa në pikat e tjera nuk janë shënuar kolona apo vonesa të theksuara.

Autoritetet kufitare vazhdojnë monitorimin dhe menaxhimin e fluksit, për të siguruar një kalim sa më të lehtë për bashkatdhetarët që po kthehen për pushime në vendlindje.