Grenell mohon Osmanin: Manipuloi fjalët e Trump
Ish-emisari amerikan Richard Grenell ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për manipulim të fjalëve të Donald Trump, pasi kjo e fundit tha se Trump kishte parandaluar një konflikt Kosovë–Serbi “javët e fundit”.
Grenell tha se Trump i ishte referuar angazhimit të tij gjatë Marrëveshjes së Uashingtonit në vitet 2019–2020, jo ndonjë zhvillimi të ri.
“Turp për Osmanin që manipuloi fjalët e Trump. Ajo nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje”, shkroi Grenell në “X”.











