#Ballina #Lajme

Kuvendi i bllokuar, pagat vazhdojnë – Demi: Mbi 1 milion euro për deputetë pa punë

Agron Demi nga Atlas Institute ka kritikuar bllokadën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se janë harxhuar mbi 1 milion euro për paga të deputetëve që nuk po kryejnë asnjë funksion.

“120 badihavgji kanë marrë rreth 7 mijë euro për vetëm 4 orë punë prej prillit,” shkroi ai në Facebook. Vetëm në maj, sipas tij, janë shpenzuar 235 mijë euro për 103 deputetë, ndërsa 17 të tjerë kanë zgjedhur përfitimet më të mëdha që ofron Qeveria.

Demi shton se pagat shkojnë deri mbi 2,600 euro në muaj, përfshirë të hyrat retroaktive, dhe ironizon me votuesit që vazhdojnë të mbështesin të njëjtët deputetë.