Zyrtare: Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan deri në 2029
Mirlind Daku ka zgjatur kontratën me Rubin Kazan deri në vitin 2029, duke hedhur poshtë ofertën e Zenitit në momentet e fundit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një lojtar kyç për klubin rus, i cili ka përmbushur kërkesat e tij financiare.
Rinovimi u zyrtarizua përmes një videoje kreative të frymëzuar nga “Squid Game”, ku Daku zgjodhi letrën e kuqe – simbol i Rubinit – dhe refuzoi bluzen e Zenitit. Kontrata e mëparshme e tij ishte e vlefshme deri në 2026.











