ZYRTARE: Leuart Avdyli largohet nga FC Vushtrria!
ZYRTARE: Leuart Avdyli largohet nga FC Vushtrria!
Mbrojtësi i talentuar Leuart Avdyli, 23-vjeçar, i cili ka mbrojtur me dinjitet ngjyrat e FC Vushtrrisë në pozitën e qendër mbrojtësit, nga sot është lojtar i lirë.
Një shtyllë e vërtetë në mbrojtje, Avdyli njihet për qetësinë, vendosmërinë dhe aftësitë e shkëlqyera në leximin e lojës. Largimi i tij është një mundësi e artë për çdo klub që kërkon stabilitet dhe siguri në prapavijë.











