Deputetja nga Vushtrria: Ka mungesë totale të vullnetit politik, rrezikohet mandati i deputetëve
Deputetja nga Vushtrria: Ka mungesë totale të vullnetit politik, rrezikohet mandati i deputetëve
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar se situata tashmë ka kaluar përtej aspektit juridik dhe procedural.
Sipas saj, kjo tashmë është bërë një çështje morale e mungesës së vullnetit politik nga liderët e partive.
“Nisma ka qenë dhe është që të krijohet një mazhorancë në tavolinë, pra të ndërtohet marrëveshje politike edhe të zgjidhen këto ngërçe politike,” tha ajo.
Ajo paralajmëroi se meqë Gjykata Kushtetuese ka vendosur afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, në rast të mosrespektimit të këtij afati mund të rrezikohet mandati i deputetëve.











