S’ndalet Vushtrria, ndan mijëra euro për blerjen e perdeve dhe tepihave
S’ndalet Vushtrria, ndan mijëra euro për blerjen e perdeve dhe tepihave
Pas ndarjes së 10 mijë eurove për t’i larë tepihat e zyrës së kryetarit, Komuna e Vushtrrisë ka dhënë edhe mijëra euro tjera, por me një destinim tjetër.
Kjo komunë ka nënshkruar kontratën e re për t’i furnizuar shkollat me perde dhe tepiha.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 14 mijë e 427 euro, raporton Zëri i Vushtrrisë.
Tenderin e ka fituar kompania “GeoGroup Ing SH.P.K.”, nga Prizreni.
Në dosjen e kontratës nuk është bërë e ditur sasia e perdeve dhe tepihave dhe as numri i shkollave që do të furnizohen me to.
Aty thuhet vetëm se kontrata ka të bëjë me furnizimin me perde dhe tepiha për shkolla.











