#Ballina #Zëri i Qytetit

Komuna e Vushtrrisë për mërgimtarët: Shërbime edhe të shtunave dhe parkim falas në oborret e shkollave

Komuna e Vushtrrisë për mërgimtarët: Shërbime edhe të shtunave dhe parkim falas në oborret e shkollave

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar për një sërë masash lehtësuese për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit të verës.

Sipas vendimit, Drejtoria për Administratë të Përgjithshme do të ofrojë shërbime edhe ditëve të shtunë, nga data 5 korrik deri më 31 gusht 2025, në orarin 09:00 – 14:00.

Kjo me qëllim për t’iu dalë në ndihmë mërgimtarëve që kanë nevojë për dokumente apo shërbime administrative.

Po ashtu, gjatë ditëve të zakonshme të punës, shërbimet do të jenë në dispozicion edhe gjatë orarit të pauzës.

Një tjetër masë është edhe lejimi i parkimit pa pagesë në oborret e disa shkollave të qytetit, gjatë muajve korrik dhe gusht.

Komuna e Vushtrrisë për mërgimtarët: Shërbime edhe të shtunave dhe parkim falas në oborret e shkollave

PROFIL I KANDIDATËVE – “Turisti” nga Prishtina