#Ballina #Kosova #Kronika e zezë #Lajme

Pas denoncimit për dhunë në familje, një person dyshohet të jetë vetëvrarë në stacionin policor në Suharekë

Pas denoncimit për dhunë në familje, një person dyshohet të jetë vetëvrarë në stacionin policor në Suharekë

Një person i ndaluar në stacionin policor të Suharekës dyshohet se ka kryer vetëvrasje në dhomat e ndalimit gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

Lajmi është konfirmuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, i cili njoftoi se i ndaluari ishte arrestuar me dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj vajzës së tij.

“Rreth orës 03:40 është raportuar një rast i dyshuar vetëvrasjeje në hapësirat e ndalimit të stacionit policor në Suharekë. Personi i ndaluar po mbahej për shkak të dyshimeve për dhunë në familje. Rasti është regjistruar si hetim i vdekjes,” deklaroi Kryeziu.

Sipas tij, personi në fjalë ishte i njohur për organet e rendit dhe kishte qenë i përfshirë edhe më parë në raste penale të kësaj natyre dhe të tjera.

Autoritetet përkatëse janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Pas denoncimit për dhunë në familje, një person dyshohet të jetë vetëvrarë në stacionin policor në Suharekë

Komuna e Vushtrrisë jep 10 mijë euro

Pas denoncimit për dhunë në familje, një person dyshohet të jetë vetëvrarë në stacionin policor në Suharekë

Dita e katërt në Shkollën Verore të