Komuna e Vushtrrisë jep 10 mijë euro për t’i larë tepihat e zyrës së kryetarit
Komuna e Vushtrrisë jep 10 mijë euro për t’i larë tepihat e zyrës së kryetarit
Së shpejti, zyra e kryetarit të Vushtrrisë do të ketë aromë të re.
Kjo pasi që në këtë zyrë do të pastrohen dhe lahen tepihat.
Komuna e udhëhequr nga Ferit Idrizi, për këtë ka hapur tender dhe ka nënshkruar kontratën, raporton Zëri i Vushtrrisë.
Për këtë shërbim, kjo komunë ka ndarë hiq më pak se 10 mijë euro.
Në dosjen e kontratës, nuk janë dhënë detaje të tjera, e as sasia e tepihave që do t’i nënshtrohen këtij “lavazhi”.
Aty thuhet se tenderi ka shkuar me procedurë të hapur dhe është përzgjedhur çmimi më i ultë.











