Prag fushate, LDK-ja “gjen” një deponi bërlloku në Pantinë të Vushtrrisë, kritikon Ferit Idrizin
Prag fushate, LDK-ja “gjen” një deponi bërlloku në Pantinë të Vushtrrisë, kritikon Ferit Idrizin
Zyrtarë të LDK-së në Vushtrri duket se kanë nisur fushatën më herët.
Ata kanë kritikuar kryetarin e komunës, Ferit Idrizi edhe për çështje mjedisore.
Madje, ia kanë lënë fajin atij për një deponi mbeturinash në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
“Ferit Idrizi po lavdërohet për pastërti, ndërsa deponia ilegale po dëmton qytetarët! Banorët e Pantinës janë të lodhur dhe të indinjuar. Deponia ilegale që është krijuar në këtë zonë kundërmon çdo ditë, duke e bërë jetën e përditshme të padurueshme.”, ka shkruar Betim Grabanica nga LDK-ja në Vushtrri.
Sipas tij, era e rëndë, mbeturinat e shpërndara dhe mungesa e ndërhyrjes po e kthejnë këtë fshat në një vend të rrezikshëm për shëndetin publik.














