Vushtrria bëhet gati për t’i mirëpritur mërgimtarët
Vushtrria bëhet gati për t’i mirëpritur mërgimtarët
“Mirë se vini bashkatdhetarë”, është mbishkrimi që përvitshëm vendoset në hyrje të qytetit.
Ardhja e tyre shndërrohet në atmosferë, gëzim e harmoni për shumë familje.
Pushimet në vendlindje janë energji për ta.
Si çdo vit tjetër, edhe sivjet Komuna e Vushtrrisë u ka dëshiruar atyre mirëseardhje.
Në kuadër të shërbimeve të veçanta, komuna i hap sportelet e saj edhe gjatë së shtunës.
Derisa, vera për ta, kryesisht përfundon me organizimin e ndonjë koncerti në qendër të qytetit.











