Anulohet tenderi për ushqim rezervë të Policisë së Kosovës
Anulohet tenderi për ushqim rezervë të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka anuluar tenderin për furnizimin me ushqim rezervë për njësitë policore, pasi operatori i rekomanduar nuk vazhdoi validitetin dhe sigurimin e ofertës, pavarësisht kërkesës zyrtare më 27 maj 2025.
Vendimi u mor në përputhje me rregulloren për prokurimin publik. Në këtë proces kishin aplikuar dy operatorë, por për shkak të mosrespektimit të kushteve, tenderi u anulua. Nuk dihet ende nëse do të rihapet dhe si do të mbulohet nevoja urgjente për furnizim.











