Pejë: Arrestohen tre persona për keqpërdorim të 31 mijë eurove
Pejë: Arrestohen tre persona për keqpërdorim të 31 mijë eurove
Tre persona në Pejë janë arrestuar për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi dhe përfitim të kundërligjshëm prej rreth 31 mijë eurosh.
Ata ishin punonjës të një kompanie private në rrugën “Bill Klinton”. Arrestimet u bënë më 1 korrik 2025, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Hetimet vazhdojnë.











