#Ballina #Kosova #Lajme

Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të dy komunave të Mitrovicës dhe ministra kanë vendosur të martën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Ndërtimi i këtyre urave po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut.

Gurthemeli i urës për kalim të veturave është vendosur më afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ndërsa ura për kalimin e këmbësorëve është vendosur përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”.

Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Takim për dokumentarin “Fauna e Vushtrrisë” mes

Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Shkolla Verore e Këshillit të Bashkësisë Islame