#Ballina #Kosova

Eksodi i heshtur vazhdon: Mbi 8.300 autobusë nga Kosova drejt Evropës në katër muaj

Eksodi i heshtur vazhdon: Mbi 8.300 autobusë nga Kosova drejt Evropës në katër muaj

Në katër muajt e parë të vitit 2025, nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë janë regjistruar 8,392 nisje drejt vendeve të Bashkimit Evropian – 171 më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, kur ishin shënuar 8,221 nisje.

Që nga liberalizimi i vizave më 1 janar 2024, lëvizja e qytetarëve drejt Evropës është rritur ndjeshëm, jo vetëm me autobusë, por edhe përmes udhëtimeve ajrore dhe automjeteve private.

Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Vetëm në shkurt 2025, janë regjistruar 944 fluturime dhe mbi 307 mijë udhëtarë, krahasuar me shkurtin e vitit 2024, kur u regjistruan 796 fluturime dhe 265 mijë udhëtarë.

Sipas të dhënave, mbi 71% e udhëtimeve ajrore kanë pasur si destinacion Gjermaninë dhe Zvicrën, duke dëshmuar për vazhdimësinë e eksodit drejt Perëndimit.

Eksodi i heshtur vazhdon: Mbi 8.300 autobusë nga Kosova drejt Evropës në katër muaj

Aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj

Eksodi i heshtur vazhdon: Mbi 8.300 autobusë nga Kosova drejt Evropës në katër muaj

Dion Gallapeni transferohet te Widzew Łódź