#Kosova #Lajme

Aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj dy ish-pjesëtarëve serbë në Kaçanik

Aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj dy ish-pjesëtarëve serbë në Kaçanik

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër J.J dhe V.T për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë viteve 1998–1999 në fshatin Kaqanik i Vjetër.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëpunim me forca të tjera policore e ushtarake serbe, dyshohet se kanë vrarë civilët R.E dhe M.H, si dhe kanë rrahur, maltretuar dhe plaçkitur të dëmtuarit Sh.D, M.H dhe R.E.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë zhvillimin e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Institucioni i akuzës rithekson përkushtimin për ndjekjen e krimeve të luftës dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj dy ish-pjesëtarëve serbë në Kaçanik

Nënshkruhet kontrata për lidhjen e shëtitoreve me

Aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj dy ish-pjesëtarëve serbë në Kaçanik

Eksodi i heshtur vazhdon: Mbi 8.300 autobusë