Nënshkruhet kontrata për lidhjen e shëtitoreve me vigun në Novolan të Vushtrrisë
Nënshkruhet kontrata për lidhjen e shëtitoreve me vigun në Novolan të Vushtrrisë
Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 82 mijë euro për një projekt në fshatin Novolan.
Sipas këtij projekti, është paraparë që të lidhen shëtitoret në mes vete si dhe vigu i këtij fshati.
Në tender kanë aplikuar tri kompani, por në fund atë e ka fituar grupi i operatorëve “2D GROUP CORPORATION SH.P.K.; IDEAL PARTNERS SH.P.K.”
Ky projekt pritet të përfundojë brenda 24 muajsh.
Vigu i Novolanit është mbi 60-vjeçar i vjetër dhe ai ishte ribërë rreth tri vite më parë.











