Shtrenjtimi i rrymës kërcënon bizneset dhe standardin jetësor në Kosovë, paralajmëron Rafuna
Shtrenjtimi i rrymës kërcënon bizneset dhe standardin jetësor në Kosovë, paralajmëron Rafuna
Rritja prej 16.1% e çmimit të energjisë elektrike po ndikon negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe po rrezikon mbylljen e bizneseve në Kosovë, paralajmëron Rafuna.
Ai thekson se pasojat më të rënda do të ndihen gjatë muajve të ftohtë, kur konsumi i energjisë rritet, ndërsa prodhuesit vendorë po humbasin konkurrencën ndaj produkteve të importuara.
Rafuna paralajmëron se nëse kjo vazhdon, Kosova mund të bëhet vend i pashpresë me rritje të papunësisë dhe varfëri.











