Rrotullimi i Tokës po përshpejtohet, dita më e shkurtër më 5 gusht 2025
Rrotullimi i Tokës po përshpejtohet, dita më e shkurtër më 5 gusht 2025
Rrotullimi i Tokës po ndodh më shpejt dhe dita më e shkurtër e vitit 2025 pritet më 5 gusht, kur dita do të jetë 1.51 milisekonda më e shkurtër se zakonisht.
Ndryshimet ndikohen nga forcat baticore të Hënës, aktiviteti sizmik dhe lëvizjet në bërthamën e Tokës. Edhe pse afatgjatë Tokës i duhet më shumë kohë për një rrotullim, që nga 2020 po përshpejtohet.
Ekspertët parashikojnë se në 2029 mund të hiqet një sekondë nga koha zyrtare për të sinkronizuar orën me rrotullimin e planetit.











