Temperaturat mbi 40°C, Evropën e përfshin vala e të nxehtit
Temperaturat mbi 40°C, Evropën e përfshin vala e të nxehtit
Evropa po përballet me një valë të fuqishme të të nxehtit, me temperatura mbi 40°C në disa vende.
Në Turqi, zjarre kanë shpërthyer në qytete si Izmir, Bursa dhe Adana, ku një aeroplan zjarrfikës u rrëzua gjatë një operacioni.
Greqia po përjeton nxehtësinë më të madhe të verës deri më tani, me temperatura deri në 41°C.
Edhe Spanja e Portugalia janë në alarm, me paralajmërime për temperatura ekstreme deri në 44°C.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura dhe të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut nga zjarret.











