#Ballina #Lajme #Zëri i Qytetit

SBASHK kundërshton kontratat e reja në Vushtrri: Thirrje për refuzim nga mësimdhënësit

SBASHK kundërshton kontratat e reja në Vushtrri: Thirrje për refuzim nga mësimdhënësit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, SBASHK, ka reaguar ndaj kërkesës së Komunës së Vushtrrisë për nënshkrimin e kontratave të reja të punës nga mësimdhënësit, duke e cilësuar këtë veprim si të paligjshëm.

Sipas SBASHK-ut, këto kontrata bien ndesh me Udhëzimin Administrativ 10/2015, duke u mohuar të drejta të garantuara punëtorëve të arsimit. Sindikata kërkon ndalimin e menjëhershëm të kësaj praktike dhe u bën thirrje mësimdhënësve me kontrata të pacaktuara të mos i nënshkruajnë versionet e reja, edhe nëse ndihen nën presion.

SBASHK thekson se çdo presion i tillë përbën shkelje të Kodit të Punës dhe duhet të raportohet në instancat përkatëse.

SBASHK kundërshton kontratat e reja në Vushtrri: Thirrje për refuzim nga mësimdhënësit

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

SBASHK kundërshton kontratat e reja në Vushtrri: Thirrje për refuzim nga mësimdhënësit

Kurti pret sot liderët e partive politike