#Ballina #Lajme #Zëri i Qytetit

Vendimet gjyqësore dhe përmbarimore ia morën Vushtrrisë gati 1 milion euro, pagesat u kryen nga kategori jo adekuate

Vendimet gjyqësore dhe përmbarimore ia morën Vushtrrisë gati 1 milion euro, pagesat u kryen nga kategori jo adekuate

Komuna e Vushtrrisë ka ekzekutuar pagesa rreth 800 mijë euro nga kategoritë jo adekuate, si pasojë e vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, këto pagesa, kjo komunë i ka kryer nga kategori të tjera buxhetore.

“Në 16 pagesa në vlerë prej 774,368€ kemi identifikuar se komuna përmes vendimeve gjyqësore/përmbarimore kishte ekzekutuar pagesa në kategori jo adekuate”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Aty thuhet se si pasojë e kësaj, mjetet u morën nga kategoritë e investimeve kapitale dhe të subvencioneve, raporton Zëri i Vushtrrisë.

“Përmes vendimeve gjyqësore përmbarimore ishin ekzekutuar shpenzime në vlerë 658,353€ për mbulimin e obligimeve që rrjedhin nga kontrata kolektive për paga jubiliare dhe stazhi. Nga kjo vlerë, 547,313€ ishin ekzekutuar nga kategoria e investimeve kapitale, 50,131€ nga mallrat dhe shërbimet si dhe 60,909€ nga kategoria e subvencioneve.”, thuhet në raport.

Gjithashtu, thuhet se përmes vendimeve gjyqësore, nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve ishin paguar 75,000€ për ndërtimin e shtratit të lumit, shpenzime që për nga natyra i takojnë investimeve kapitale.

“Nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ishin paguar 41,015€ për asfaltim të rrugës, shpenzime që për nga natyra i takojnë po ashtu investimeve kapitale.”, thekson raporti.

Sipas ZKA-së, klasifikimi jo adekuat i shpenzimeve ishte rezultat i mosfunksionimit të mirë të kontrolleve të brendshme në planifikimin e buxhetit dhe vonesave në pagesën me kohë të obligimeve.

Vendimet gjyqësore dhe përmbarimore ia morën Vushtrrisë gati 1 milion euro, pagesat u kryen nga kategori jo adekuate

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcës

Vendimet gjyqësore dhe përmbarimore ia morën Vushtrrisë gati 1 milion euro, pagesat u kryen nga kategori jo adekuate

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi