Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Me një ceremoni ushtarake, 350 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar të premten.
Ata do të shërbejnë në radhët e FSK-së pas trajnimit nëntëjavor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
“Në praninë e udhëheqësve ushtarakë dhe civilë, përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, rekrutët e rinj dhanë betimin solemn për shërbim ndaj vendit, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.











