Pejë: Arrestohet i dyshuari i dytë për grabitjen e barnatores
Pejë: Arrestohet i dyshuari i dytë për grabitjen e barnatores
Policia në Pejë ka arrestuar të dyshuarin e dytë për grabitjen e një barnatoreje më 23 qershor në lagjen Fidanishte.
Arrestimi u bë më 26 qershor pas veprimeve hetimore të njësive relevante. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Hetimet po vazhdojnë.











