Tentativa e 38-të për konstituim – Kushtetuesja dje i dha Kuvendit afat 30-ditor
Tentativa e 38-të për konstituim – Kushtetuesja dje i dha Kuvendit afat 30-ditor
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 38-të për ta vazhduar procesin e konstituimit, i cili ka mbetur pezull për shkak të moszgjedhjes së kryetarit. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut, ndërsa partitë tjera refuzojnë ta mbështesin, duke e konsideruar një emër përçarës.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar dje aktgjykimin në rastin KO124/25, duke vlerësuar se seanca konstituive e nisur më 15 prill ende nuk ka përfunduar, në mungesë të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve – në kundërshtim me nenin 66 të Kushtetutës.
Me këtë vendim, Gjykata ka caktuar afat 30-ditor nga dita e hyrjes në fuqi të aktgjykimit, brenda të cilit deputetët duhet ta përfundojnë konstituimin e Kuvendit.











