Kapet me armë pa leje në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Kapet me armë pa leje në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Një 34-vjeçar është arrestuar në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, pasi iu gjet një armë zjarri me 14 fishekë në brez.
Pas intervistimit në prani të avokatit, u bastis edhe shtëpia e tij, por nuk u gjet asgjë e dyshuar. Arma dhe telefoni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë për armëmbajtje pa leje.











