#Kosova #Lajme

Kosova bie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes 2025

Kosova bie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes 2025

Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes 2025, të publikuar më 19 qershor nga Instituti për Paqe dhe Ekonomi. Në këtë raport vjetor që vlerëson paqen globale përmes 23 treguesve, Kosova është renditur në pozitën e 63-të, duke kaluar nga vendi i 60-të që kishte zënë në vitin 2024.

Indeksi analizon tri fusha kryesore: sigurinë shoqërore dhe të brendshme, shkallën e konflikteve të vazhdueshme dhe nivelin e militarizimit. Kosova ka marrë 1.805 pikë në fushën e konflikteve, 2.144 pikë në siguri të brendshme dhe 1.67 pikë në militarizim.

Megjithatë, në një raport tjetër të së njëjtës organizatë që mat ndikimin e terrorizmit, Kosova është përmirësuar me 13 pozita dhe është renditur ndër vendet më pak të prekura.

Në rajon, Serbia ka shënuar gjithashtu rënie për një pozitë, duke u renditur pas Kosovës në vendin e 64-të. Mali i Zi ka shënuar përparimin më të madh në Ballkanin Perëndimor, me përmirësim prej 2.3% në treguesit e sigurisë dhe mbrojtjes. Ky progres i Malit të Zi lidhet me uljen e shkallës së vrasjeve dhe terrorit politik, si dhe me nismat rajonale për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Në vitin 2024, Kosova ishte renditur në vendin e 60-të, duke shënuar një përmirësim në krahasim me vitet e mëparshme.

Kosova bie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes 2025

IHMK paralajmëron për rënie të rrjedhave të

Kosova bie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes 2025

Hasani: Konstituimi i Kuvendit nuk bëhet me