“ÇELET KULETA” – Komuna e Vushtrrisë jep mbi gjysmëmilioni euro për drunj dekorativë
“ÇELET KULETA” – Komuna e Vushtrrisë jep mbi gjysmëmilioni euro për drunj dekorativë
Qytetet e Kosovës vazhdojnë të kenë mungesë të gjelbërimit.
Betoni, çdo ditë e më shumë po ua “zë” frymën qytetarëve, raporton Zëri i Vushtrrisë.
Edhe Vushtrria është në mesin e qyteteve që ka fare pak hapësira gjelbëruese, e pak drunj dekorativ, përveç disa vendeve,
E për furnizim dhe mbjellje të drunjve dekorativë, Komuna e Vushtrrisë ka dhënë hiq më pak se mbi gjysmëmilioni euro.
Kontrata në vlerë prej 550 mijë eurosh tashmë është mënshkruar dhe atë e ka fituar operatori “N.T.P. LULISHTJA BUÇAJ”.
Kohëzgjatja e kontratës është për tri vjet dhe do të përdoret nga institucionet lokale që duan të shtojnë hapësirat gjelbëruese dhe të mbjellin drunj dekorativë. /Zëri i Vushtrrisë











