26 Qershori – Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës
26 Qershori – Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës
Çdo vit më 26 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës, si kujtesë për hyrjen në fuqi të Konventës kundër Torturës në vitin 1987 dhe si thirrje për ndalimin e plotë të çdo forme trajtimi çnjerëzor apo degradues.
Kjo ditë rikujton detyrimet e shteteve për të mbrojtur të drejtat e viktimave dhe për të siguruar kompensim e rehabilitim, siç parashihet në Konventën e OKB-së.











