#Ballina #Kosova #Lajme

Qehaja: Testi i Arritshmërisë i dështuar – kërkohet reformë dhe administrim i drejtë

Qehaja: Testi i Arritshmërisë i dështuar – kërkohet reformë dhe administrim i drejtë

Një ditë para mbajtjes së Testit të Arritshmërisë në Kosovë, njohësi i arsimit nga Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, ngriti shqetësime për keqadministrimin e testit, duke përmendur shpërdorime, kopjime dhe manipulime që e bëjnë procesin të pavlefshëm.

Qehaja tha se testi nuk dallon nga dështimet e Testit të Maturës dhe nuk garanton vlerësim real të nxënësve. Ai kërkoi që testi të shërbejë vetëm për orientim në karrierë dhe të mos ketë ndikim në regjistrimin në shkollat e mesme.

“Rezultatet janë të ndikuara nga mënyra e administrimit. Nëse nuk merren masa, dëmtohet konkurrenca e ndershme dhe meritokracia,” tha ai, duke i bërë thirrje Ministrisë së Arsimit të garantojë një proces të drejtë dhe profesional.

Testi i Arritshmërisë mbahet nesër në të gjitha shkollat fillore të vendit.

Qehaja: Testi i Arritshmërisë i dështuar – kërkohet reformë dhe administrim i drejtë

Të shtëna në mesnatë kanë alarmuar banorët

Qehaja: Testi i Arritshmërisë i dështuar – kërkohet reformë dhe administrim i drejtë

Komunat në kolaps financiar – Kontratat Kolektive