Çitaku thotë se bllokada në Kuvend është për shkak të kryeneqësisë së Kurtit
Çitaku thotë se bllokada në Kuvend është për shkak të kryeneqësisë së Kurtit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër situatën e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë të papranueshme.
Ajo tha se kjo gjendje është rezultat i kryeneqësisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Çitaku theksoi se deklaratat për mungesë të numrave për kryetaren e Kuvendit janë qesharake dhe bëri thirrje që Kurti të reflektojë, duke kujtuar se interesi i Kosovës është më i madh se egoja personale.











