Gjetën 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike në Istog, rasti në hetim
Gjetën 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike në Istog, rasti në hetim
Në Istog, gjatë një kontrolli në një objekt më 18 qershor 2025 rreth orës 14:20, janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 4 gramë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, për rastin është njoftuar prokurori dhe është duke u zhvilluar procedura hetimore. Nuk raportohet për persona të dyshuar apo të arrestuar.











