I dyshuari për sulm seksual në veri të Mitrovicës dërgohet në mbajtje
I dyshuari për sulm seksual në veri të Mitrovicës dërgohet në mbajtje
Në veri të Mitrovicës, një person është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:10, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia njofton se i arrestuari është mashkull kosovar dhe dyshohet se ka kryer sulmin ndaj viktimës, një grua kosovare.











