Vijon kërkimi i Nebi Tejecit, 85-vjeçarit të zhdukur në Hasi
Vijon kërkimi i Nebi Tejecit, 85-vjeçarit të zhdukur në Hasi
Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit për Nebi Tejecin, 85-vjeçar nga fshati Gorozhup i Hasit, i cili u zhduk një ditë më parë në rrethana të paqarta.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë, zjarrfikësit dhe vullnetarë, ka nisur kërkimet që nga dita e djeshme, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë. Kërkimi pritet të rifillojë sot në orën 09:00.











