Kuvendi i Kosovës në përpjekje të 37-të për zgjedhjen e kryetarit
Kuvendi i Kosovës në përpjekje të 37-të për zgjedhjen e kryetarit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për herë të 37-të për të tentuar zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimin e plotë të tij. Seanca nis në ora 11:00, por mbetet e paqartë nëse do të ketë ndonjë zhvillim.
Procesi po bllokohet nga mungesa e Komisionit për votimin e fshehtë, për shkak të refuzimit të opozitës për të propozuar anëtarë. Ndërkohë, Vetëvendosje vazhdon të mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut, e cila s’ka siguruar ende përkrahjen e nevojshme.











