Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës
Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës
Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar Sokol Bashotën si kandidat për kryetar të Komunës së Klinës në zgjedhjet e 12 tetorit. Lajmin e ka bërë të ditur vet Bashota përmes një postimi në Facebook, duke falënderuar Këshillin Drejtues të Degës së PDK-së për besimin.
Ai e ka cilësuar kandidimin si një nder dhe përgjegjësi, duke premtuar përkushtim të plotë për zhvillimin e komunës. Ish-kryetari i Klinës është zotuar se do të punojë çdo ditë për mirëqenie, drejtësi dhe dinjitet për qytetarët, me theks në ndërtimin e një komune më të zhvilluar dhe më afër qytetarit.











