Burim Piraj reagon ndaj veriu.info: “Asnjë shkelje nga MEKA – mishi është kthyer në origjinë!”
Burim Piraj reagon ndaj veriu.info: “Asnjë shkelje nga MEKA – mishi është kthyer në origjinë!”
Vushtrri, 24 qershor 2025 – Pronar i kompanisë MEKA, Burim Piraj, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga portali veriu.info, ku pretendohet se kompania ka importuar mish pule me salmonelë nga Rumania dhe se ai mish është gjetur në depo nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).
Në reagimin e tij, Piraj sqaron se:
• Nuk bëhet fjalë për mish të bardhë pule, por për mish pule pa kocka, i cili është marrë për analizë sipas procedurave të rregullta.
• Pas analizave, është konstatuar prania e salmonelës dhe me kërkesë të kompanisë, malli është kthyer në origjinë – Rumani.
• Nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore, dhe AUV nuk ka ndërmarrë asnjë ndjekje penale, çka vërteton korrektësinë e veprimeve të kompanisë.
Piraj shton se kompania MEKA posedon laborator të vetin të brendshëm, ku analizohen të gjitha produktet para hedhjes në treg dhe se konsumatorët përherë furnizohen me produkte 100 për qind të sigurta.
“Ne kemi qenë viktimë e një mashtrimi nga furnizuesi, por e kemi zbuluar dhe e kemi kthyer mallin menjëherë. Çdo media që shpërndan këtë mashtrim si faj tonin – do të përballet me ne në gjykatë!”, deklaron Piraj.
Ngjarja ka ndodhur më 21 qershor 2024.











