#Ballina #Lajme #Zëri i Qytetit

Ferit Idrizi prezanton projektin e transformimit të urës së Silnicës

Ferit Idrizi prezanton projektin e transformimit të urës së Silnicës

Vushtrria shumë shpejt do të bëhet me një urë të re dhe moderne në lagjen pranë shëtitores “Enver Zymeri”.

Projekti është titulluar “Rrethoja e Çelikut – Ura e Madhe e Silnicës”.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi e ka prezantuar këtë projekt, ku ka thënë se është i bashkëfinancuar nga komuna që ai udhëheq dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.

“Koncepti arkitektonik i urës është frymëzuar nga Ura e Gurit – simbol i trashëgimisë kulturore të qytetit – duke sjellë një ndërthurje mes historisë dhe zhvillimit bashkëkohor. Struktura e re pritet të jetë funksionale, estetike dhe mbi të gjitha e sigurt për të gjithë qytetarët, duke u shndërruar në një pikë referimi të re për Vushtrrinë”, ka thënë Idrizi.

Ferit Idrizi prezanton projektin e transformimit të urës së Silnicës

Zyrtari policor humb jetën në aksident në

Ferit Idrizi prezanton projektin e transformimit të urës së Silnicës

Burim Piraj reagon ndaj veriu.info: “Asnjë shkelje