Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, por nuk kemi marrëveshje për këtë
Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, por nuk kemi marrëveshje për këtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të tij dhe ka akuzuar opozitën se, në vend që të përpiqet ta shkurtojë mandatin e qeverisë, po e zgjat atë.
Kurti mohoi zërat për ndonjë marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për të qëndruar në pushtet dhe tha se kjo situatë po i zgjat paarsyeshëm funksionimin e qeverisë në detyrë. Ai shtoi se ndonëse qeveria ka më pak kompetenca sipas ligjit, puna vazhdon njësoj dhe bëri thirrje për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.











