KQZ mblidhet sot për të miratuar qendrat e votimit dhe emërimin e Komisioneve Komunale për zgjedhjet lokale
KQZ mblidhet sot për të miratuar qendrat e votimit dhe emërimin e Komisioneve Komunale për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot në orën 13:30 mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë dhe miratojë listën e qendrave të votimit dhe emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2025 në 38 komunat e Kosovës.
Në rend dite përfshihet gjithashtu shqyrtimi i planit të buxhetit për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028, si dhe plani për edukim dhe informim publik në kuadër të procesit zgjedhor.











