Mospajtime mes MASHT-it dhe Institutit Albanologjik për emërimin e drejtorit
Mospajtime mes MASHT-it dhe Institutit Albanologjik për emërimin e drejtorit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit ka shprehur shqetësim për mënyrën si është emëruar ushtruesi i detyrës së drejtorit në Institutin Albanologjik.
Sipas ministrisë, mbledhja e Këshillit Drejtues është thirrur pa paralajmërim dhe pakuorum të mjaftueshëm.
Dy anëtarë të këshillit kanë kërkuar shtyrjen për mungesë materialesh.
MASHTI njoftoi se do ta shqyrtojë procesin dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë.











