Disa fshatra në Vushtrri mbesin pa rrymë, KEDS-i tregon arsyen
Disa fshatra në Vushtrri mbesin pa rrymë, KEDS-i tregon arsyen
Banorët e shumë fshatrave në Vushtrri, gjatë së martës do të përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Për këtë ndërprerje të rrymës, KEDS-i ka thënë se shkaktare janë punimet në rrjet.
Mungesa e rrymës do të jetë nga ora10:30 deri në 15:30.
“Pa energji do të mbesin: një pjesë e Bukoshit, Novolani, Kolla, Vërnica, Rezniku, Shallci, Druvari dhe Mihaliqi.”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Në këto punime, sipas KEDS-it do të vendosen shtyllat dhe konzollat në rrjetin e tensionit të mesëm.
Gjithashtu, zona të prekura nga pastrimi i trasesë, tërheqjes së përçuesëve, ndërrimit të izolatorëve dhe kontrollit të trafostacionit do të jenë edhe Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balincë, Oshlan, Dubovc, Galicë, Beçiq dhe Brusnik.











